Banka serbe AIK ka dhënë ofertën më të lartë, 450 milionë euro (507 milionë dollarë amerikanë) për të blerë huadhënësin e tretë më të madh shtetëror të Sllovenisë, Abankan, publikoi TV Slovenia javës së kaluar.
Sllovenia synon të shesë të gjithë Abankan deri në mesin e këtij viti. Fondi i Investimeve Amerikane, Apollo ofroi 400 milionë euro, ndërsa banka hungareze OTP ishte e gatshme të paguante 380 milionë euro për të blerë bankën sllovene Abank.
Korporata shtetërore sllovene Sovereign Holding (SDH) tha për Reuters se do të vazhdojë me privatizimin e Abankas, pavarësisht zëvendësimit të kreut të saj Lidija Glavina, e cila ka drejtuar organin e privatizimit të shtetit të Sllovenisë që nga viti 2016.
Ajo do të zëvendësohet nga ekonomisti Igor Krzan, i cili ka qenë kreu i bordit mbikëqyrës të SDH-së. Sipas SDH-së, znj. Glavina dhe bordi mbikëqyrës kishin arritur një marrëveshje për largimin e saj nga ky post, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
SDH-së shtoi për Reuters se “nuk ka asnjë koment në lidhje me procesin e shtijës”. Gjithashtu asnjë prej tre bankave nuk dhanë asnjë koment në lidhje me këtë blerje. Banka hungareze OTP nuk është e pranishme në Slloveni, ndërsa banka AIK e Serbisë bleu muajin e kaluar bankën e shtatë më të madhe të Sllovenisë, Gorenjska Banka, ndërsa Fondi i Investimeve Amerikane, Apollo zotëron bankën e dytë më të madhe sllovene, Nova KBM.