OBZHE-ja ka deklaruar së fundmi se Serbia është shteti më i ri që është bërë pjesë e Forumit Global mbi Transparencën dhe Shkëmbimin e të Dhënave për Qëllime Tatimore. OBZHE-ja deklaroi javën e kaluar se Serbia, anëtari i 149 i Forumit Global, do të punojë së bashku me anëtarët e tjerë në mënyrë të barabartë, dhe është zotuar në zbatimin e standardeve të kërkuara mbi transparencën e taksave dhe shkëmbimin e të dhënave.
“Forumi Global është shprehur i kënaqur mbi pjesëmarrjen e Serbisë dhe mbi të gjitha, për angazhimin e saj për të taksuar transparencën”, tha Maria-Jose Garde, kryetarja e Forumit Global. Të gjithë anëtarët e këtij Forumi, si dhe Sekretariati, presin me padurim të punojnë me Serbinë për të siguruar zbatimin efektiv të standardeve ndërkombëtare tatimore për shkëmbimin e informacionit dhe për të mbështetur përpjekjet e saj në mobilizimin e burimeve të brendshme, në mënyrë që ajo të arrijë të realizojë objektivat.
Forumi Global është organi kryesor ndërkombëtar që punon në zbatimin e standardeve ndërkombëtare mbi transparencën e taksave.