Nëse kohët e fundit keni pasur ndonjë problem me telekomandën, ndoshta është rasti t’i hidhni një sy botës së Internet of Things. Sevenhugs ka realizuar një telekomandë smart, e cila, siç pretendon kompania, mund të sinkronizohet me 25 mijë pajisje të ndryshme.
Harrojeni telekomandën klasike. Në këtë pajisje nuk do të gjeni asnjë buton fizik, por vetëm një display touch (ekran me prekje). Ndryshe nga gjithë telekomandat e tjera nuk është e nevojshme të fusni asnjë kod. Mjafton të drejtoni pajisjen inteligjente ndaj objektit smart që doni të komandoni dhe në ekranin e vogël me formë ovale do të shfaqet një meny me komanda. Me telekomandën smart ju mund të komandoni pajisje inteligjente si: televizorë, drita, speaker wireless, sisteme sigurie për shtëpinë, termostate, webcam, kondicionerë etj., etj. Dhe nëse e drejtoni telekomandën nga dritarja, do t’ju thotë edhe parashikimin e motit.
Karakteristikat teknike
Telekomanda ka një display touch me rezolucion të lartë 3,4 inç. Telekomanda universale ka edhe një xhiroskop, një akselerometër dhe një busull dixhitale. Ndër të tjera, pajisja IoT mund të shfrytëzojë lidhjen Wi-Fi ose Bluetooth. Telekomanda inteligjente do të ketë procesor ARM CORTEX M4 single-core 200 Mz. Për të instaluar pajisjen mjafton të përdorni aplikacionin që Sevenhugs vë në dispozicion të përdoruesve Android dhe Apple.
Çmimi dhe data e daljes në treg
Për momentin, pajisja inteligjente mund të porositet në platformën Kickstarter për 99 dollarë. Telekomanda mendohet se do të dalë në treg në qershor të këtij viti me çmim 299 dollarë.