Për shumë çifte, Dita e Shën Valentinit është një datë e rëndësishme në kalendarin e tyre, pasi bëhet fjalë për një festë mbi dashurinë. Për të shumtë, kjo do të sillte prenotime udhëtimesh romantike, darka të shijshme në restorantet më të mira, apo shkëmbime dhuratash të veçanta.
Për të tjerë, është një ditë e bezdisshme, shpesh e shtrenjtë, por që nuk kanë zgjidhje tjetër. Sa u përket sektorëve që përfitojnë nga kjo festë, do të thotë burim të ardhurash, p.sh. restorantet, bizhuteritë dhe industrisë turistike.
Forbes shkruan se vetëm 55 për qind e amerikanëve do të festojnë Ditën e Shën Valentinit në vitin 2018, sipas Federatës Kombëtare të Pakicave (NRF), megjithatë vijon të jetë fitimprurës për ekonominë e SHBA. NRF vlerëson se këtë vit, shpenzimet e planifikuara të Ditës së Shën Valentinit do të jenë 19.6 miliardë dollarë, një përmirësim krahasuar me vitin e kaluar.
Një amerikan mesatarisht do të shpenzojë 143.56 dollarë, gjithashtu më shumë se 136.57 dollarë të shpenzuara vitit të kaluar, por ende më pak se 146.84 dollarë të regjistruara në vitin 2016. Pa dyshim, pjesa më e madhe e shpenzimeve do të jetë për njerëz të rëndësishëm, ë dashura ose bashkëshorte. Njerëz të tjerë në listën e dhuratave të këtij viti përfshijnë anëtarë të familjes, mësues, miq, kafshë shtëpiake, madje edhe bashkëpunëtorë/ortakë. Kategoritë me shpenzime më të larta do të jenë për bizhuteri (4.7 miliardë dollarë), një mbrëmje romantike (3.7 miliardë dollarë) dhe lule (2 miliardë dollarë).
Burimi: https://www.statista.com/chart/12846/valentines-day-2018—the-cost-of-love/