Shumë njerëz kërkojnë të krijojnë marrëdhënie të besueshme biznesi duke u qendërzuar në karizëm. Ka shumë ekspertë që nuk sugjerojnë se karizma nuk është e mirë, thjesht nuk është e mjaftueshme. Liderët e fshehur në veprim, udhëheqin përmes marrëdhënieve sipas mënyrave të mëposhtme:
- Ata posedojnë një ekspertizë teknike ose profesionale .. Cilido qoftë burimi i kësaj aftësie, ajo forcon marrëdhëniet dhe mbështet lidhjen me të tjerët në biznes, sepse me ekspertizën vjen besimi, i cili përfaqëson bazën e marrëdhënieve të biznesit.
- Ata janë të njohur për gjykim të drejte dhe të menduar racional. Kolegët perceptojnë se ata janë në gjendje të kuptojnë se çfarë po përpiqet të përmbushë biznesi, dhe se kanë aftësinë për të menduar qasje pragmatike. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ata kanë gjithmonë të drejtë. Por, edhe kur ata nuk janë të saktë, është e lehtë të dallosh arsyetimin dhe rrjedhën e të menduarit që kanë përdorur.
- Ata janë të mirë në krijimin e lidhjeve emocionale me të tjerët. Pra, përdorimi i emocioneve si një mjet për të lidhur me kolegët është i fuqishëm. Ky mund të jetë efekti i krijimit të energjisë së entuziazmit apo pasion, ndjesisë bashkëpunuese me interes të ndërsjellë apo frustrimit, dhe efekti i angazhimit në qëllimet e përbashkëta. Njerëzit rrallëherë veprojnë mbi informacionet apo të dhënat të vetmuar, dhe kur ne ndikojmë njëri-tjetrin, emocioni është pothuajse gjithmonë pjesë e ekuacionit. Liderët e fshehur përfitojnë nga këto emocione.