Gjatë dy ditëve të fundit, vendi në zona të caktuara është pushtuar nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, ndërkohë që nuk kanë munguar as reshjet e shiut.
Qarkullimi është vështirësuar në disa zona ku është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve për automjetet. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri sot një përmbledhje të gjendjes në akse të ndryshme rrugore në gjithë vendin për 12 qarqe.
Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet.
QARKU I TIRANËS
Në rrugën Qafe Priskë – Shëngjergj, Qafë Priskë – Qafë Molle qarkullohen me zinxhirë. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhirë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, sidomos në rrugët ku ka prezencë ngricash.
QARKU I DURRËSIT
Nuk ka problem në akset e këtij Qarku.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.
QARKU I ELBASANIT
Në segmentin Librazhd –Steblev-Qafe Stude ka 25 cm borë, nga Togëz-Qafë Stude qarkullohet me zinxhirë.
Nga degëzimi i tunelit të Kërrabës deri në Gracen qarkullohet me zinxhirë, nuk ka borë por ka ngrica.
Librazhd-Kapshticë, reshje të dendura bore, është punuar me mjete dhe punëtorë, kalimi pa zinxhirë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Kujdes të tregohet në zonat ku ka mundësi të rënies së materialeve në rrugë.
QARKU I BERATIT
Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij Qarku.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore.
QARKU I VLORËS
Rreth orës 6:00 të mëngjesit kanë filluar reshjet e borës në Llogora që vazhdojnë të dendura dhe pa ndërprerje edhe tani. Aktualisht qarkullohet pa zinxhirë. Reshtjet janë të dendura, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në orët në vijim. Në të gjitha akset, kontraktorët janë në gatishmëri.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore.
QARKU I GJIROKASTRËS
Në segmentin Tepelenë-Gjirokastër, në orën 3:00 të natës ka pasur rrëshqitje dherash në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, vazhdon puna për pastrimin e rrugës. Në aksin rrugor Ura e Leklit – Përmet, në pikën e ndarjes të rretheve Përmet dhe Tepelenë, ka ndodhur një rrëshqitje masive e shkëmbinjve nga shpati i rrugës dhe dëmtim i murit mbajtës.
Rruga është ngushtuar dhe është e kalueshme me 1 kalim.
Nga ana e kontraktorit është vendosur sinjalistika kufizuese dhe është bërë lajmërimi i Komisariatit të Policisë së Përmetit për të mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh të lartë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore.
QARKU I KORÇËS
Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka pasur reshje të dendura bore, të cilat vazhdojnë dhe në këto momente, moti i ftohtë dhe temperaturat me minus.
Është bërë kontrolli i akseve rrugore dhe po punohet në të gjitha akset për mirëmbajtje dimërore, pastrim dhe kriposje.
Gjendja në këto momente është kjo:
1- aksi rrugore K/Boboshticë –Dardhë, trashësia shkon 50 cm shoqëruar dhe me erëra të forta, Korçë-Voskopojë, kalimi bëhet me zinxhirë
2-aksi Ersekë-Çarshovë, kalimi me zinxhirë
3-aksi K/Libonik-Lozhan-Mollagrabovë, kalimi me zinxhirë
4-Aksi Korçë-Ersekë, kalimi me zinxhirë
5-aksi K/Liqenas –Dogana Goricë, kalimi bëhet me zinxhirë
6-Aksi K/Zëmblak-K/Liqenas, kalimi me zinxhirë
Trashësia e bores arrin në fushore 20-35, në malore dhe në disa vende arrin nga 50-70 cm si rezultat i erërave të forta, në vende si Qafa e Qarrit, Ersekë-Borovë, Qafa e Bigllës.
Element shqetësues përben dhe thyerja e degëve të pemëve anës rrugëve, si rezultat i peshës së borës.
Kontraktorët po punojnë me kapacitetin e plotë të makinerive dhe stafit.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën, të lëvizin me kujdes në rrugë, të përdorin zinxhirët dhe gomat e bores sidomos në orët e mëngjesit dhe në mbrëmje, për shkak të ngricave.
QARKU I FIERIT
Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku. Të gjitha akset po mbahen në monitorim të vazhdueshëm nga kontraktorët.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore.
QARKU I LEZHËS
Reshje bore të papërfillshme, nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve përveç segmenteve rrugor Ura e Matit-Rrëshen Urak dhe Shpal-Reps ku trashësia e borës arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore.
QARKU I KUKËSIT
Ka reshje të dendura bore rruga Milot- Rrëshen-Tuneli Thirrës-Morin (Rruga e Kombit) janë marre masat e kalueshme pa zinxhir. Rrugët Qafë Mali –Fierze. Kukës – Bushtricë të kalueshme me zinxhirë Rruga e Valbonës e kalueshme pa zinxhir.
Bajram Curri-Valbonë 30 -40 cm bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Akset Bajram Curri-Fierzë, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-Lekbibaj,15-20 cm borë, qarkullimi pa zinxhirë
Bajram Curri –Kam ka 25 cm borë. Qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë
Rruga Kukës- Bushtricë- K/Domaj-Rec ka 25-30 cm borë, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë
Rruga Shote Galica-Qender Kukes-Krume 20-25 cm borë, qarkullimi pa zinxhirë
Krum-Qafe Prush-Plepa-Kam 20-25 cm borë, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën, të lëvizin me kujdes në rrugë, të përdorin zinxhirët dhe gomat e bores sidomos në orët e mëngjesit dhe në mbrëmje, për shkak të ngricave.
QARKU I DIBRËS
Segmentet nga Suci-Bulqizë-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Klos-Bulqizë-Peshkopi reshjet e borës shoqërohen edhe me era të forta që bëjnë grumbullimin e bores në rruge.
Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Në akset e këtij qarku trashësia e bores arrin në 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet të behet me zinxhirë.
Kontraktorët kanë punuar gjate natës dhe po vazhdon puna për pastrim dhe kriposje.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën, të lëvizin me kujdes në rruge, të përdorin zinxhirët dhe gomat e bores sidomos në orët e mëngjesit dhe në mbrëmje, për shkak të ngricave.
QARKU i SHKODRËS
Shkodër-Hani Hotit reshje të pakta bore, qarkullohet pa zinxhirë. Reshje bore ka në segmentet Vau Dejës-Puke-Fushë Arrëz-Qafe Mali-Fushe Dukagjin.
Në zonën Pukë-Fushë Arrëz-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqërohet me erë të fortë. në disa zona në Qafë Mali trashësia shkon 1.5-2m. Trashësia normale në gjithë këto zona është rreth 80 cm.
Në segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm borë, qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj–Razëm, rreth 5 cm borë, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
K/Hadroj-Q/Bene-Rrëshen rreth 10 cm borë, rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Qafë Mali-Fierzë, rreth 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për situatat që mund të paraqiten.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore, sidomos në orët e mëngjesit dhe në mbrëmje, për shkak të ngricave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.