Flet Merita Xhafaj, drejtoreshë e Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve.Pritet që shoqëritë e sigurimeve të mos ngarkohen me komisione bankare.Liçensimi i tre shoqërive të reja të sigurimit të jo jetës ka çuar në rritjen e konkurrencës midis shoqërive ekzistuese dhe atyre të reja , duke bërë që shoqëritë tashmë t i orientojnë politikat e tyre të biznesit drejt sigurimit vullnetar. Në 3-mujorin e parë të vitit 2005 volumi i primeve të sigurimit vullnetar për të njëjtën periudhë të vitit 2004 u rrit me 21.29%.Si ndahet tregu i sigurimeve gjatë muajve të parë të këtij viti? Nëse i referohemi shifrave të pasqyruara në buletinin statistikor të Autoritetit të Mbikqyrës të Sigurimeve (AMS) për periudhën Janar-Mars 2005, tregu i sigurimeve të jo jetës ndahet përkatësisht: Sigal 29.51%, Sigma 20.58%, Insig 18.19%, Atlantik 8.96%, Intersig 8.26%, Interalbania 6.11%, Albsig 5.95% dhe Dukagjini Al 2.44%. Ndërsa, tregu i sigurimeve të jetës për të njëjtën periudhë ndahet përkatësisht: Insig 64.6%, Sicred 17.55% dhe Sigal Life 17.85%. Si po vazhdon ecuria e kryerjes së pagesave të policave të sigurimit nëpërmjet bankave? A pritet të merren masa të reja?Me hyrjen në fuqi të Ligjit 9267, datë 29.07.2004 për veprimtarinë e sigurimeve, risigurimeve dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime, AMS ndërmori hapat e nevojshëm ligjore dhe teknike për kryerjen e transaksioneve të shoqërive të sigurimit nëpërmjet bankave. Aktualisht, të gjitha transaksionet financiare (arkëtimi i primeve dhe pagesat e dëmshpërblimeve) kryhen nga shoqëritë e sigurimit nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. AMS në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë po mundëson që kryerja e transaksioneve financiare të shoqërive të sigurimit, sidomos arkëtimi i primeve për policat e sigurimit të shitura apo pagimi i dëmshpërblimeve të mos ngarkohen me komisione bankare apo të krijohen lehtësira për realizimin e tyre. Gjithashtu, po ndërmerren nisma të përbashkëta për hapjen e degëve të bankave pranë pikave të përqendruara të shitjes së policave të sigurimit, me qëllim për t i ardhur në ndihmë klientëve. Çfarë ndryshimesh ka sjellë viti 2005, si dhe çfarë ndikimi ka dhënë hyrja në treg e shoqërive të reja?Siç dihet në vitin 2004 u licencuan 5 shoqëri të reja sigurimi, nga të cilat 3 shoqëri sigurimi jo jete dhe 2 shoqëri sigurimi jete. Në këtë mënyrë tregu shqiptar i sigurimeve aktualisht ka 8 shoqëri sigurimi jo jete dhe 3 shoqëri sigurimi jete. Licencimi i dy shoqërive të reja të jetës bëri që ky treg tashmë të liberalizohet, duke shënuar përfundimin e pozitës monopol të INSIG-ut në këtë lloj sigurimi. Si rrjedhojë, në 3-mujorin e parë të vitit 2005, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vihet re një rritje e primeve të sigurimit të jetës në masën 126%. Po kështu, licencimi i shoqërive të sigurimit të jetës ka ndikuar në rritjen e gamës së produkteve të jetës, si dhe në njohjen më të mirë nga konsumatori të përfitimeve që sjell sigurimi i jetës. Licencimi i tre shoqërive të reja të sigurimit të jo jetës ka çuar në rritjen e konkurrencës midis shoqërive ekzituese dhe atyre të reja, duke bërë që shoqëritë tashmë t i orientojnë politikat e tyre të biznesit drejt sigurimit vullnetar. Në 3-mujorin e parë të vitit 2005, volumi i primeve të sigurimit vullnetar për të njëjtën periudhë të vitit 2004 u rrit me 21.29%. Njëkohësisht, rritja e konkurrencës ka çuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj të siguruarve (psh: në shkurtimin e kohës së trajtimit të dëmeve, në vlerësimin e masës së dëmshpërblimit, etj). Megjithatë, ka sërish vend për përmirësimin në drejtim të pagesës së dëmeve. AMS po punon për hartimin e një kuadri nënligjor, i cili ka të bëjë me licencimin e vlerësuesve të dëmeve dhe përmirësimin e procesit të vlerësimit të dëmeve. Cilat janë masat që janë marrë apo pritet që të ndërmerren për stabilizimin e tregut të sigurimeve?Me hyrjen në fuqi të dy ligjeve të reja të sigurimit, autoriteti ka përgatitur një sërë aktesh nënligjore, zbatimi i të cilave do të ketë një ndikim pozitiv në stabilizimin e tregut të sigurimeve, në rritjen e efektivitetit të mbikqyrjes së veprimtarisë së shoqërive të sigurimeve. Vlen të theksohet këtu hartimi i rregullores Mbi ekspertin kontabël të autorizuar të shoqërive të sigurimit, në bazë të së cilës shoqëritë e sigurimit që veprojnë në treg do të auditohen vetëm nga auditues të pavarur ndërkombëtarë. Një moment tjetër i rëndësishëm, në drejtim të zhvillimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të tregut të sigurimeve në përgjithësi dhe atij të sigurimit të detyrueshëm në veçanti, është dalja e urdhrit të ministrit të Financave Mbi tarifat e primit të detyrueshëm TPL-së, ku është bërë një hap përpara në drejtim të liberalizimit të këtyre tarifave, duke përcaktuar tarifat të primit të pastër dysheme dhe tavan. Ky urdhër ka krijuar hapësira për shoqëritë e sigurimit, duke i bërë më konkurrente në tregun e sigurimit të detyrueshëm, jo vetëm në drejtim të ofrimit të shërbimeve ndaj klientëve, por dhe në drejtim të tarifave të primit apo të përgjegjësive që ato marrin ndaj klientëve. Një arritje në drejtim të stabilizimit të tregut të sigurimit të detyrueshëm konsiderohet edhe urdhri i ministrit të Financave për shitjen e policës kufitare nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve, mbështetur në një marrëveshje paraprake të nënshkruar nga ana e shoqërive të sigurimit të jo jetës. Nëpërmjet përqendrimit të shitjes së këtij produkti do të bëhet i mundur përfaqësimi me një njësi të vetme operimi të tregtimit të kësaj police në pikat kufitare, rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit, rritja e cilësisë së shërbimeve për këtë produkt. Cilat janë objektivat e AMS-sën për tregun e sigurimeve në vitin 2005?Objektivat e AMS-së për vitin në vazhdim mbeten plotësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit nënligjor për tregun e sigurimeve, si dhe përafrimi i tij me direktivat e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Mbikqyrja dhe kontrolli i vazhdueshëm në lidhje me gjendjen financiare të shoqërive të sigurimit nëpërmjet parametrave teknikë, si dhe shtimi i kontrolleve përsa i përket respektimit të tarifave të primeve të sigurimit të detyrueshëm apo zbatimit me rigorozitet të procedurave të trajtimit dhe pagesës së dëmeve. Tepër e rëndësishme është edhe përgatitja e një projektligji të ri për sigurimin e detyrueshëm motorik me asistencën e Bankës Botërore. AMS ka marrë iniciativën për instalimin e një sistemi online që do të lidhë shoqëritë e sigurimit me Autoritetin, me qëllim forcimin e mbikqyrjes së veprimtarisë së tyre, si dhe për ngritjen e një sistemi të nevojshëm të dhënash për kryerjen e vlerësimeve teknike dhe financiare në fushën e sigurimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.