Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj.Eglantina.Gjermeni dhe Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Prof. Dr. Birol Cetin nënshkruan sot Protokollin e Bashkëpunimit mes MZHUT dhe Zyrës së TIKA-s në Shqipëri.
Pas nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Eglantina Gjermeni u shpreh: “Ky kontribut nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim jep asistencë për stafin e MZHUT, një Ministri relativisht e re, si dhe për Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, insititucion varësie i kësaj Ministrie, i cili përmes pasjisjeve që merr falë kësaj ndihme do të vazhdojë procesin e dixhitalizimit të të gjithë projekteve teknike ekzistuese”.
Drejtori Ekzekutiv i TIKA-s për Shqipërinë, Prof.Dr Birol Cetin shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T. Z. Hidayet Bayraktar i cili tha: “Ky protokoll bashkëpunimi që u nënshkrua sot do të forcojë akoma më shumë infrastrukturën teknike të MZHUT, në të njëjtën kohë do të zhvillojë sistemet hapsinore për përcaktimin e vendeve turistike, do ta pajisë këtë Ministri me pajisje bashkëkohore, një objektiv tjetër i Protokollit të Bashkëpunimit është edhe dixhitalizimi i dokumenteve arkivore pranë kësaj Ministrie”.
Gjithashtu Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, SH.T. Z. Hidayet Bayraktar shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të rritur bashkëpunimin në fushën e Turizmit.
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mundësoi dhënien e një granti prej 30.000 eurosh asistencë teknike, që synon përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, institucion në varësi të kësaj Ministrie.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.