Shqipëria u rendit e treta në Europë pas Norvegjisë dhe Islandës për konsumin e energjisë elektrike bazuar në burimet e rinovueshme.
Sipas Eurostat Shqipëria në vitin 2016 konsumoi rreth 85 për qind të energjisë nga burimet e rinovueshme, teksa mesatarja europiane Ishte 30 për qind. Konsumi I energjisë së rinovueshme në këto nivele mbështetet në sistemin prodhues të energjisë në Shqipëri I cili zotërohet 100 për qind nga Hidrocentralet.
Në vitin 2016, prodhimi I energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme kontribuoi më shumë se një të katërtën (30%) në konsumin total të energjisë elektrike në Bashkimin Evropian (BE).
Hidrocentralet janë burimi më I rëndësishëm, I ndjekur nga energjia e erës dhe pastaj energjia diellore. Burime të tjera të rinovueshme për gjenerimin e energjisë elektrike përfshijnë drurin, biogazin, mbeturinat e rinovueshme dhe energjinë gjeotermale.
Në shtetet anëtare të BE-së, në pesë vende, më shumë se gjysma e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2016 Ishte prodhuar nga burime të rinovueshme: Austria (73%), Suedia (65%), Portugalia dhe Danimarka (54%). Në të kundërt, ka pasur katër vende ku më pak se 10% e energjisë së konsumuar në vitin 2016 erdhën nga burime të rinovueshme: Malta (6%), Luksemburgu dhe Hungaria (të dyja 7%) dhe Qipro (9%).
Sasia e energjisë së rinovueshme të prodhuar brenda BE-28 u rrit me 66.6% në mes të 2006 dhe 2016, ekuivalente me një rritje mesatare prej 5.3% në vit.
Ndër burimet e ripërtëritshme, burimi më I rëndësishëm në BE-28 Ishte druri dhe biokarburantet e tjera të ngurta si dhe mbetjet e ripërtëritshme, që zënë 49.4% të prodhimit primar të burimeve të ripërtëritshme në 2016.
Hidro energjia Ishte kontribuuesi I dytë më I rëndësishëm në përzierjen e energjisë së rinovueshme (14.3% të totalit), e ndjekur nga energjia e erës (12.4%).
Megjithëse nivelet e prodhimit mbetën relativisht të ulëta, ka pasur zgjerim të shpejtë prodhimi I energjisë së erës dhe të diellit, dukë zënë 6.3% të energjisë së rinovueshme në BE, ndërsa energjia gjeotermale përbën 3.2% të totalit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Dhe jane te kohes se xhaxhit. Ai dicka berei mire.