Duket se marketimi nga media të njohura jashtë për bukuritë natyrore të Shqipërisë, në përpjekje për të nxitur vizitues në vend, ka pasur efektin e saj në rritjen e turistëve, sidomos atyre nga vendet skandinave në Shqipëri, mirëpo blerjet e patundshmërive duket se janë në një fazë “ngrirjeje”.
Të huajt që jetojnë në Shqipëri, sipas agjencive të pasurive të patundshme kanë reshtur së bleri prona. Ata janë më të tërhequr në gjetjen e një ambienti për të jetuar me qira, për ata që kanë aktivitet punësimi në vendin tonë.
Stela Dhami nga Colliers International tregon për Monitor se ne mbetemi një rast interesant për të tërhequr blerës nga rajoni si edhe nga vendet skandinave të cilat kanë disa vite që kanë filluar të frekuentojnë bregun jonian, por që blerje nuk ka.
Znj. Dhami thekson edhe se përpjekje për tërheqje blerësish të huaj ka aktualisht nga zhvilluesit shqiptarë, por në formën e disa projekteve, të cilat do të vijnë në vitet në vijim në treg.
“ Duhet patur parasysh që keto projekte mund të jenë atraktive në të ardhmen n.q.s zgjidhet çështja e ndërtimit cilësor të komplekseve që deri tani në bregdet, nuk ka ekzistuar, si edhe menaxhimin cilësor të tyre.” – thotë znj. Dhami
Përsa i perket blerjes së pronave komerciale, numri i blerësve të huaj është në rënie dhe jo në rritje. Nga agjencitë e pasurve të patundshme shifrat e dëshmojnë këtë rënie, madje pjesa më e madhe e tyre deklarojnë se nuk ka pasur blerje këtë vit.
Xheni Jahja nga Tirana Real Estate thotë se kjo verë nuk ka pasur asnjë finalizim blerjeje nga të huajt, tregues ky më i theksuar se vite më parë.
Nga agjencia Albania Estate janë afishuar mbi 290 prona për shitje, të cilat qendrojnë ende të reklamuara në portalin e tyre, një pjesë e mirë e të cilave janë në bregdet.
Si arsye e kësaj mungesë kërkese, znj. Dhami tregon se vendet e rajonit si Greqia e Kroacia mbeten më atraktive për momentin, duke qenë edhe më të njohura ndaj bleresve të huaj, si nga cilësia e stokut që kanë, po ashtu edhe nga çmimet e mira që ofrojnë. Ndërsa në agjencitë e patundshmërisë ekspertët tregojnë se Greqia është më e kërkuar nga të huajt, duke pasur para sysh edhe uljen drastike të çmimeve të blerjeve, për shkak të krizës në shtetin helen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
E lexova me kersheri temen e prekur nga ana e revistes suaj por kuptova qe eshte nje lloj shkrimi shabllon si dhe here te tjera. Por me shume se cdo gje tjeter, nuk me tingellon aspak mire qe citohen agjenci dhe persona qe nuk njohin tregun e bregdetit. Mendoj qe gazetaret duhet te harxhojne me shume kohe para se te publikojne shkrime te tilla. Jo nje shkrim per hater te shkrimit por te thellohen dhe te sjellin fakte te bazuara. Se pari – titulli eshte pa vend. “Shqiperia ka reshtur se qeni terheqese…”. Ne kemi kaq vite qe perpiqemi dhe… Read more »