“Shtëpia balenë” quhet prona më e çuditshme në Amerikë, emër të cilin ajo e ka marrë nga pamja e jashtme.
Kjo shtëpi, e cila u ndërtua në vitin 1978, në qytetin e Santa Barbaras në Kaliforni, cilësohet si një prej pronave më të çuditshme në Amerikë, falë dizajnit të veçantë.
Dhe tani të gjithë pushuesve që duan ta vizitojnë këtë shtëpi, i jepet mundësia për të qëndruar në të kundrejt vlerës prej 625 dollarë amerikanë/net qëndrimi.
Në oborrin e kësaj shtëpie, në pjesën e pasme të saj ndodhet një pishinë rreth 23 metra katrorë, e cila konsiderohet ndryshe edhe si bishti i balenës.
Shtëpia, e cila mund të mirëpresë deri në nëntë njerëz, u dizenjua nga Michael Carmichael, të cilit iu deshën plot tre vjet deri sa ta përfundonte të gjithën.
Në katin e dytë të shtëpise ndodhet kuzhina, dhoma e ndenjjes dhe dhona e ngrënies, ku të tre dhomat lidhen me njëra-tjetrën si të ishin një rreth i vetëm.
Në katin e saj të tretë ndodhet dhoma kryesore e gjumit, e cila ka gjithashtu edhe një vaskë e vogël me hidromasazh dhe një ballkon nga ku duket i gjithë kopshti përpara shtëpisë.
Ndërsa në katin e fundit ndodhen edhe dy dhoma të tjera gjumi për miqtë.
Edhe kopshti përpara shtëpisë ofron të gjithë hapsirën e nevojshme për të zhvilluar lojëra të ndryshme, apo edhe për të ngrënë një drekë në ambient të hapur.