Njësoj si Roma edhe qyteti historik i Amanit, kryeqytetit të Jordanisë është ndërtuar mbi shtatë kodra.
Si pjesa e qytetit të vjetër ashtu edhe ajo e atij të ri konsiderohen si një prej më të bukurve në botë. Ndërthurja e rrënojave të vjetra të stilit romak, më ndërtesat e reja rezidenciale dhe qendrat e shumta tregtare e kanë shndërruar atë në një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve.
Ja si të shpenzoni 48 orë në Aman, kryeqytetin e Jordanisë:
Dita e parë
Një prej mënyrave më të mira për të nisur udhtimin tuaj në këtë qytet është padyshim vizita në qytetin antik të Citadelit. Gjatë kësaj vizite, ku ju do të shikoni rrënoja të periudhës së bronxit dhe asaj të hekurit, ju do të zbuloni rrënojat e Tempullit romak të Herkulit.
Duke zbritur nga Citadeli ju do të dilni në rrugët e rikonstruktuara të qytetit dhe më pas do të shikoni teatrin antik të stilit romak prej 6,000 vendesh, i cili duket si një oaz i qetë.
Më pas ju mund të kaloni nëpër rrugët e zhurmshme të qyetit të mbushura me ushqime që shiten në rrugë. Më pas ju mund të shkoni dhe të vizitoni rrugën e njohur me emrin Ylberi, e cila edhe kjo është e mbushur me dyqane të shumta dhe me restorante.
Dita e dytë
Mund ta filloni ditën e dytë duke viztuar një prej lagjeve të famshme të Amanit, Jabal al Lweibdeh që ndodhet edhe në zemrën kulturore të Amanit, dhe ku ndodhen pjesa më e madhe e galerive, muzeve dhe ndërtesave më të bukura.
Një vizitë në Galerinë e Arteve të Bukura të Jordanisë do t’ju njohë me një pjesë të veprave më të mira të artit në Lindjen e Mesme
Këtu ndodhen edhe disa prej kafeneve dhe restoranteve më të mira, të tilla si kafeneja Jafra. Edhe pse Jordani është një vend kryesisht i besimit myslyman, ju këtu mund të gjeni dhe të konsumoni edhe pije alkolike.
Muzeu Kombëtar i Jordanisë është një prej më të bukurve dhe ku ju mund të shikoni vepra arti të një periudhe shumë të herët, të tilla si statuja e Ain Ghazal, të cilat ju kthejnë rreth 10,000 vite pas në kohë.