Të zgjohesh në mëngjes një orë më herët dhe ta shtrytëzosh në mënyrën më të mirë të mundshme atë kohë, do t’ju rezultojë në mënyrë shumë pozitive, sidomos në drejtim të rritjes së produktivitetit.
Nëse ju zgjoheni çdo ditë të vitit, për një vit të tërë, një orë përpara orarit në cilin duhet të zgjoheshit, atëherë një gjë e tillë do të ndikojë duke rritur produktivitetin me 100 për qind.
Në atë orë ju mund të bëni çfarëdo lloj gjëje që të doni, për aq kohë sa gjithçka që bëni të jetë e përqendruar rreth jush. Çdo ditë ju mund të bëni diçka të re, gjë kjo e cila ndikon duke ju bërë një njeri multi-funksional, ju ndihmon që të reflektoni më mirë, të jetoni më gjatë, të arrini rezultate më të larta dhe mbi të gjitha të jeni një njeri më i lumtur. Ndjekja e këshillave të mëposhtme do t’ju ndihmojë për të qenë sa më shumë produktiv.
Parapërgatituni
Zakoni i të parapërgatiturit, mbart në vetvete shumë përfitime. Ju do të keni çdo ditë një fillim më të mbarë nëse jeni parapërgatitur që në një ditë më përapra, dhe nuk do t’ju duhet që të vraponi sa nga një gjë në tjetrën, duke lënë shumë prej tyre të papërfunuduara, apo të mos realizuara ashtu siç duhet. Rrjedhimisht, edhe përqendrimi juaj do të jetë më i lartë në gjërat më prioritare dhe në ato që ju duhet të dorëzoni sa më parë.
Investoni në procesin autodidakt të të mësuarit
Zgjimin herët në mëngjes ju mund ta shfrytëzoni për të lexuar diçka në lidhje me punën, kohë të cilën e keni të pamundur për ta gjetur gjatë ditës. Duke e përsëritur këtë process ditë pas dite, ju investoni në procesin e të mësuarit autodidakt, gjë kjo që shoqërohet edhe me rezultate më të larta. Procesi i të mësuarit nuk ka vetëm përfitime në drejtim të rritjes së produktivitetit por shoqërohet edhe për përfitme nga ana psikologjike, sepse të gjithë prej nesh ndihen më të lumtur kur mësojmë diçka të re dhe që rritemi profesionalisht.
Kohë shumë e çmueshme
Edhe pse për disa mund të përbëjë çudi, zgjimi një orë më parë është një kohë shumë e çmueshme, të cilën nuk mund ta gjeni gjatë të gjithë ditës suaj. Prandaj, atë kohë ju mund ta shfrytëzoni duke u marrë me gjëra për të cilat nuk ju del koha gjatë pjesë tjetër të ditës.
Ushtrime fizike
Edhe nëse nga ato 60 minuta ju shfrytëzoni vetëm 15 për t’u marrë me ushtime fizike, janë mëse të mjaftueshme për t’ju dhënë energji pozitive për ta filluar ditën sa më mbarë. Ushtrimet në mëngjes janë mënyra më e mirë për të pasur sa më shumë produktivitet gjatë ditës.
Reflektoni
Procesi i të reflektuarit është një tjetër aktivitet të cilin një numër i konsiderueshëm njerëzish nuk e bëjnë aq sa duhet. Reflektimi është një mundësi shumë e mirë për të rritur nivelin e përqendrimit dhe mbi të gjitha për të reflektuar në procese të caktuara në të cilat ju edhe mund të keni gabuar dhe që nëpërmjet reflektimit i shmangni për herën tjetër. Padyshim që reflektimi do t’ju ndihmojë që ju të bëni zgjedhje më të mira .