Qeveria sllovene të enjten vendosi të mos ndermarrë asnjë veprim për momentin kundrejt kredive të denominuara në frangën zvicerane. Por ministri i Financave Dushan Mramor tha se bankat do të rekomandohen të ndihmojnë huamarrësit e prekur të gjejnë zgjidhje. Duke iu adresuar gazetarëve pas seancës javore të kabinetit, e cila preku edhe cështjen e ndikimit të rritjes së vlerës së frangës mbi huamarrësit slloven, Mramor tha se kreditë i përkisnin marrëdhënieve mes bankës dhe klientit. Megjithatë, ai vuri në dukje një masë mbrojtëse në kreditë konsumatore që garanton se huamarrësi duhet të jetë plotësisht i informuar për të gjitha aspektet e kredisë.
“Ne kemi një pamje të qartë se Banka Slovenije (banka qendrore) ka paralajmëruar në mënyrën e duhur [për rreziqet e kursit të këmbimit], por ne nuk kemi ende një pamje të qartë se sa vëmendje i është kushtuar udhëzimeve nga bankat.’Duke thënë se kjo do të pasohet nga një analizë, Mramor njoftoi një takim me Shoqatën e Bankës së (ZBS) mbi rekomandimet se si bankat duhet të veprojnë kur huamarrësit përballen me probleme për shkak të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe se si ato duhet ti ndihmojnë ata, raporton Slovenia Times.