Vendet e Ballkanit kanë qenë dhe do të jenë prioritet për prodhuesit në Azerbajxhan, tha gjatë një interviste me New Europe zëvendës president i Investimit dhe Marketingut të kompanisë shtetërore të naftës së Azerbajxhanit(SOCAR) Elshad Nasirov.
‘Derisa Ballkani është destinacioni i pare menjëherë pas Turqisë për Bashkimin Evropian dhe, nga pikëpamja e kostove të transportit dhe kursimeve në transport nëse e krahasojmë me shpërndarjen e gazit në rajone të tjera të Evropës, Ballkani është natyrisht prioriteti ynë, ‘ tha Nsirov. Ai theksoi gjithashtu se Tubacioni Trans-Anatolian, Trans-Adriatik dhe i Kaukazit të Jugut do të sjellin gaz nga Azerbajxhani për blerësit evropiane dhe turke brenda datave të planifikuara.
Gazi që do të prodhohet në kuadër të fazës së dytë të zhvillimit të terrenit Shah Deniz të Azerbajxhanit konsiderohet si burimi kryesor për Korridorin Jugor të Gazit, i cili parashikon transportimin e gazit Kaspik drejt tregjeve evropiane. Ky projekt është menduar të rrisë sigurinë e energjisë evropiane nëpërmjet diversifikimit të rrugëve dhe burimeve të furnizimeve me gaz.
Gazi në kuadër të fazës së dytë të zhvillimit të projektit do të eksportohet në Evropë nëpërmjet zgjerimit të tubacionit të gazit në Kaukazin e Jugut dhe ndërtimit të tubacioneve TANAP dhe TAP.
Gazi i parë në kuadër të projektit Shah Deniz-2 do të eksportohet drejt Turqisë në vitin 2018 dhe në Evropë në vitin 2019. Rreth 10 miliard metra kub gaz do të sigurohen në Evropë nëpërmjet TAP.
Nasirov theksoi gjithashtu se itinerarët e projekteve TAP dhe TANAP janë planifikuar me saktësi .
Për sa i përket raporteve se TANAP rezulton mbi buxhet, Nassirov tha se SOCAR do të ndërtojë pjesën më të madhe të TANAP dhe financimi i TANAP në emër të SOCAR do të bëhet nga Fondi i naftës së Shtetit të Republikës së Azerbajxhanit (SOFAZ).
“Tani për tani ne po përpiqemi të sigurojmë se çdo gjë që duhet të konkludojmë me Fondin e Naftës së Azerbajxhanit të jetë në rregull, dhe ‘strukturuar’ optimalisht në mënyrë që të ketë financim të qetë të pjesës sonë,’ tha ai.
Nasirov tha se është optimist se në të ardhmen do të ‘injektohet’ edhe më shumë gaz nga fushat e Azerbajxhanit drejt Korridorit Jugor të Gazit. ‘Do të ketë shumë ndryshime në situatën ekonomike dhe atë të tregut, por, me forcën e rritjes së nevojës për gaz natyror, unë mendoj se do të nevojitet edhe më shumë gaz dhe kurdo që të lindë një nevojë e tillë do të ketë prodhim,” tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai gjithashtu përshëndeti cdo prodhues tjetër që dëshiron të bashkohet me projektin e Korridorit Jugor të Gazit. ‘Ne nuk jemi kundër asnjë prej prodhuesve të cilët kanë mundësi ti bashkohen tubacionit dhe sa më i madh vëllimi dhe tubacioni aq më pak shpenzime transporti do të duhet të paguajmë për gazin tonë,’ tha ai.