Renditja dominohet nga vizionarët e ekonomisë së re, që udhëhiqet nga Steve Jobs, themeluesi i “Apple”, i cili gjithmonë ka refuzuar grupet e fokusit dhe kërkimet e tregut.
Ai ndiqet nga Bill Gates që te “Microsoft” përsërit gjithmonë tezën: “Zbuloni persona ekstremisht të zgjuar për të ndërtuar skuadra të vogla”.
Por, në klasifikimin e revistës amerikane nuk mungojnë surprizat. Në të nuk është përfshirë asnjë grua. “Oprah Winfrey ka ndërtuar një perandori në botën mediatike,
po kështu edhe Anita Roddick e ‘Body Shop’, thotë Byrne, e cila ka treguar se është në gjendje të prodhojë në mënyrë të përgjegjshme kundrejt shoqërisë dhe ambientit,
por nuk ka ndryshuar mënyrën e të bërit biznes”.
Për të ndërtuar renditjen janë marrë në konsideratë parametra socialë dhe ekonomikë, frymëzimi, inovacioni dhe performanca e grupit. Dhe ja përse në krye të të gjithëve qëndron ai, Jobs, me arritjet rekord të “Apple”.
Por, ndikimin më të hatashëm e ka pasur sipërmarrësi indian Narayana Murthy, themeluesi vizionar i “Infosys”, i cili ka krijuar një prej shoqërive më të mëdha indiane,
e që po ndihmon ekonominë e vendit të transformohet duke u bërë një prej më të mëdhave në vend.
Mes më të mëdhenjve është edhe Fed Smith i “Fed Ex”, Larry Page e Sergey Brin të “Google”, Mark Zucerberg i “Facebook”, Muhammed Yunus, Sam Walton të “Wal Mart”,
Herb Kelleher i “Southwest Airlines”, John Mackey i “Whole Foods” e Howard Schultz i “Starbucks”.
I preferuari i “Fortune Magazine” është Jeff Bezos, krijuesi i “Amazon”, “një ëndërrimtar që diti si të jetë krijues dhe konkret”.
Një ëndërrimtar që në vitin 1992 dha dorëheqjen nga posti i zëvendëspresidentit të një prej kompanive më të mëdha “hedge fund” në Nju Jork,
për të zhvilluar idenë e shitjeve të librave online. Një ëndërrimtar që nuk dëgjoi këshillat e atyre që i thoshin: “Lëre fare, është një ide e mirë, por jo për dikë që ka një punë si e jotja”.
Sot ai ka ndryshuar botën e shitjes nga libri për në librari, por edhe për objektet e tjera.