Sulmet kibernetike rriten me 422% në një vit

26/06/2021 10:24 PM 0 komente

Rriten sulmet kibernetike me 422% në një vit, sipas analizës së Mandiant Intelligence. Prodhimi, shitjet me pakicë, shërbimet ligjore dhe profesionale, sektorët në shënjestër

 

Arrijnë në 600 kompanitë europiane të goditura nga  ransomware mes shkurtit 2020 dhe gjysmës së majit 2021. Duke krahasuar sulmet kibernetike mes tremujorit të parë 2020 dhe tremujorit të parë 2021, regjistrohet rritje me 422%. Të dhënat zbulohen nga një analizë e Mandiant Intelligence, sipas të cilit, ransomware kanë efekte në të gjithë sektorët dhe në gjithë vendet. Por prodhimi, shërbimet ligjore dhe profesionale, si dhe shitjet me pakicë rezultojnë sektorët më të goditur.

Ransomware dhe ekosistemi i kriminelëve kibernetikë ndjekin tendencat ekonomike globale. Ecuria ekonomike dhe niveli i zhvillimit i perceptuar mund të shpjegohet sepse Mbretëria e Bashkuar, Franca e Gjermania janë ndër vendet që janë vënë më shumë në shënjestër krahasuar me shtete të tjera europiane.

Duke nisur nga gjysma e vitit 2019, ransomware filloi të evoluojë – ai nisi si një kërcënim me spektër të gjerë që synonte përgjithësisht rritjen e numrit të viktimave, deri sa u bë një aktivitet më i arsyeshëm dhe “me shënjestra specifike”.

“Në të shkuarën – shpjegon Jens Monrad, Director, Head of Mandiant Intelligence, Emea –  kemi parë qartë se si aktivitetet e kryera në hapësirën kibernetike, mund të kenë  ndikim në jetën tonë të përditshme”.

“Sot shqetësimi – vijon Monrad – është që grupet të cilat veprojnë nëpërmjet sulmeve të ransomware do të vazhdojnë të rriten, derisa ne të fillojmë të trajtojmë problemin në një nivel politik. Ngadalësimi i këtyre aktiviteteve kriminale do të kërkojë një nivel të përfshirjes politike, që nuk e kemi parë kurrë më parë.

Krimi kibernetik është një sfidë globale dhe është e nevojshme të raportojmë dhe të veprojmë kundër vendeve që u ofrojnë mbrojtje kriminelëve kibernetikë ose që pranojnë, me pasivitet, veprimet e tyre derisa këta sulmues të godasin vendin pritës ose i mbron ata”.

/ Corriere Comunicazioni

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of