Nasa vitin e kaluar paraqiti një konkurs në internet, ku ofronte 18 mijë dollarë për personin i cili do të qëndronte në shtrat për 70 ditë radhazi. Për Dreë Ivanicki kjo ishte puna e ëndërruar.
Megjithatë ai ka treguar se detyra nuk është aspak e lehtë, madje përkundrazi është mjaft e dhimbshme.
Amerikani 28 vjeçar ka marrë pjesë në eksperimentin “Studim të shtrirë në shtrat” (Bed-Rest-Study) përmes së cilit shkencëtarët e NASA-s kërkojnë të mësojnë se si reagojnë kockat dhe muskujt dhe trupi i njeriut në hapësirë, sikundër raportojnë mediat e huaja.