Nga e hëna të gjithë shtetasit shqiptarë të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë për shkak të masave të marra nga koronavirusi, do të kthehen në atdhe.
“Për shqiptarërt e mbetur jashtë kufijve, ne do të nisim fluturimet për ti sjellë në atdhe nga e hëna.
Nesër do të publikojmë kalaendaret e riatdhësimit dhe pikat përkatëse për personat e listuar, dhe kthimi do të bëhet pa pagesë nga ana e individëve. “Lasgushi” Air Albania do t’i sjellë. Unë i kam kërkuar kompanisë për të marrë barrën e sjelljes së shqiptarëve në Shqipëri dhe për ti sjellë falas”, deklaroi kryeministri Rama.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.