Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komunikuar sot vendimin më të fundit të marrë në mbledhjen e Këshillit Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar për projektin e rreth rrotullimit “Shqiponja”.
Ky projekt, tha ajo padyshim përmirëson rrjedhën e trafikut dhe i jep zgjidhje përfundimtare dhe afatgjatë.
“Harmonizimi që ky projekt krijon midis qytetit, kryeqytetit të shqiptarëve, Tiranës dhe hyrjes së saj është i shkëlqyer, nuk kemi më atë barrierën e një mbikalimi por është një projekt i harmonizuar me nënkalim dhe krijimin e sipërfaqeve të reja të gjebërta, çfarë janë shumë e rëndësishëm për zonën duke qenë që ajo zonë ka pasur një mungesë të këtyre sipërfaqeve dhe për më tepër problematika e kalimtarëve të cilët janë harruar gjithmonë në çdo zgjidhje që kanë marrë deri më sot”, tha ajo.
Ajo shtoi se ky është një projekt që akomodon nevojat e banorëve të zonës përmes sipërfaqeve të gjelbërta, krijon një hyrje ekselente të qytetit të Tiranës duke i lënë mundësi që kjo hyrje në të ardhmen dhe të spostohet, pra është një tjetër qendër e kryeqytetit, dhe harmonizmi nga ana arkitekturore nga ana vizive e këtij projekti me elementet e tjera të qytetit, është shumë e rëndësishme.
Projekti pritet të hapet sërish për tenderim. Kosto totale është 2.7 miliardë lekë, e përafërt me tenderin e parë që u anulua, nëse i zbret vlerën e TVSH dhe rezervën e fondeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.