Aksionet aziatike ranë, me indeksin referencë rajonal që u tërhoq nga niveli më i lartë në shtatë-javë teksa aksionet japoneze ranë pas festës dhe investitorët prisnin të dhënat e tregtisë së Kinës.
Indeksi MSCI Asia Pacific ra 0.3 për qind në 133.76 në Tokio pas mbylljes të hënën në nivelin më të lartë që nga viti 20 gushti. Të dhënat e së martës pritet të tregonjë tkurrje të vazhdueshme në eksportet dhe importet kineze, potencialisht duke ndezur shqetësimet që ushqyen paqëndrueshmëritë e fundit apo nxitën parashikimet për lehtësim të mëtejshëm.
Topix i Japonisë humbi 0.3 perqind. Kospi i Koresë së jugut ndryshoi fare pak. Tregjet në Kinë dhe Hong Kong se kanë filluar ende tregtimin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.