Tërmeti, Rama takim me donatorët: BE të jetë më i shpejtë në dhënien e fondeve, njerëzit nuk mund të presin gjatë

04/03/2020 1:05 PM 0 komente

Bashkimit Europian të jetë më i shpejtë në dhënien e fondeve për rindërtimin, pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e shkuar. Njerëzit nuk mund të presim më gjatë, deklaroi kryeministri Rama në mbledhjen e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit, ku prezentë ishin dhe donatorët.

“Dështimi është diçka që nuk duhet të bëjë pjesë në fjalorin e rindërtimit, suksesi duhet të jetë kryefjala. Jam i sigurt që do të bëjmë realitet duke presupozuar që BE të jetë më i shpejtë se zakonisht në kuptimin e nevojës për të dhënë rezultate më shpejt, sepse është një program ku koha është thelbësore. Njerëzit nuk mund të presin gjatë. Procedurat natyrisht duhet të respektohen, por ndonjëherë janë kaq të gjata që natyrisht mund të përballohen kur bëhet fjalë për projekte të tjera, por jo kur bëhet fjalë për shtëpitë dhe shkollat. Synimi është që ti kthejmë në shtëpi ato persona që kanë humbur shtëpitë individuale dhe që të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre. Duam që fëmijët të shkojnë në shkollë në fillim të vitit shkollor. E di që është ambicioze dhe e vështirë por do bëjmë gjithçka për ta realizuar brenda këtij viti”.

Vendet që kanë kontribuuar do të kenë llogaridhënie, transparencë që fondet e tyre do të shpenzohen ashtu siç duhet. Rama kërkoi që Bashkimi Europian dhe SHBA të jenë pjesë e strukturës së Rindërtimit për monitorim të fondeve.

“Do të doja të shihja edhe BE të bënte të njëjtën gjë për të shtuar ekspertizë, për të shtuar sy e monitorim procesit të ekzekutimit të shpenzimeve, qysh nga procesi i tenderimit deri tek procesi i mbikëqyrjes dhe marrjes së produktit. Nuk dua që ju thjesht të siguroheni që paratë e tatimpaguesve tuaj apo e kontruibuesve tuaj të shpenzohen në mënyrën e duhur, por dua po kështu përmes këtij komitetit të garantoj që edhe paratë e tatimpaguesve shqiptarë të shpenzohen në mënyrën e duhur. Falënderoj qeverinë e SHBA që ka pranuar të marrë parasysh propozimin që unë kam bërë për të ngritur akademinë e transparencës”.

Si përgjigje e menjëhershme pas kërkesës së kryeministrit, ambasadori i BE Luigi Soreca tha se donacioni prej 15 milion euro nga BE do të përdoret shumë shpejt.

“Me datë 17 keni firmosur transhin e parë 15 milionësh. Jemi në pikën që në bashkëpunim me PNUD që këto 15 milion të përdoren shumë shpejt. Kemi diskutuar me ministrin si të organizohemi në lidhje me kontributin tonë për ndërtimin. Është e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku. Mendoj se pas disa ditësh organizimesh jemi të gjithë të vazhdojmë fazën tjetër. Jo vetëm të jemi të shpejtë, por edhe të jemi efektivë në rezultate. Kjo e bën BE-në edhe më të pranishme, pasi ju jeni edhe në proces anëtarësimi. Ne e ndjejmë se e kemi për detyrë për të ndihmuar dhe këshilluar. Ne duhet te jemi pjesëmarrës në këtë proces që të përdoren në mënyrë transparente”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of