Borxhi i pushtetit vendor për vitin 2022 llogaritet në vlerën e 50 mln eurove, sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive, ku 14 prej bashkive duke përfshirë edhe Tiranën, Kavajën, Dibrën apo Kuçovën, kanë rritur borxhin.
I ftuar në “Monitor Brief Insight”, drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, tha se 23% të peshës e mban Bashkia e Tiranës.
Haxhimali theksoi se 20 bashki në rang vendi rezultojnë me probleme financiare, për shkak të stokut të detyrimeve të prapambetura. Ai shtoi se është e rëndësishme të forcohen masat ligjore nga kryebashkiakët që nuk respektojnë disiplinën buxhetore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.