Kur ju filloni të punoni me një menaxher të ri, ti kërkoni se si i pëlqen të veprojë, ka gjasa t’ju ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie të frytshme. Shefi juaj ka të ngjarë të mos mendojë të ‘artikulojë’ stilin e tij të menaxhimit, kështu që ‘shtrimi’ i pyetjeve të menduara mirë do të tregonte vëmendjen dhe interesin tuaj.
- A preferoni që informacioni të dorëzohet formalisht apo në mënyre informale? ‘Në qoftë se ai preferon të parën, përgatisni dokumentet paraprakisht nga takimet dhe dërgoni informata të azhornuara në mënyre frekuente mbi projektet e caktuara. Nëse ky i fundit, nuk i kontrollon mesazhet e tij; azhornoheni atë rreth pikave të rëndësishme ose në rast se ju lind nevoja për udhëzime.
- Si do ju pëlqente të procedohet me informacionin? ‘Ai mund të preferojë ta dëgjojë atë dhe ti përgjigjet personalisht, ose ta ketë të shkruar në letër përpara një takimi.
- ‘Si do e përshkruanit stilin tuaj të menaxhimit?’ Në qoftë se atij i pëlqen të përfshihet në operacionet dhe vendim-marrjen e përditshme, mbani kontakte të shpeshta. Nëse në vend të kesaj, parapëlqen ti delegojë të tilla veprime, njoftoheni rreth zhvillimeve të mëdha, por ruani shumicën e detajve për vete.