Tregu i automjeteve në Bashkimin Europian u tkurr me 41,5 për qind në periudhën janar-maj të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun prej 27 anëtarësh ishin 3.33 milion në pesë muajt e parë të vitit 2020, njoftoi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Regjistrimet e makinave kanë rënë në të gjitha tregjet kryesore, me 54.2% në Spanjë, 50.4% në Itali dhe 48.5% në Francë.
“Tkurrja e tregut gjerman ishte pak më pak e rëndë, me regjistrime në 35% gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020”.
Në maj, tregu europian i makinave shënoi një tjetër “rënie të mprehtë”, me 52.3%, nga viti në vit.
“Megjithëse masat e bllokimit të Covid-19 u lehtësuan në shumë vende muajin e kaluar, numri i makinave të reja të shitura në të gjithë Bashkimin Evropian ra me 1.2 milion njësi në maj”.