Në krye është sigurisht Japonia, me trenin e saj të ashtuquajtur “Plumb”. Japonia njihet për reputacionin e saj për pajisje teknologjike dhe zbulime shkencore në këtë fushë, ndërsa kryeson sërish listën për trenin më të shpejtë në botë. “Plumb” quhet treni, i cili ka një rekord shpejtësie prej 603 km/h dhe me një efektivitet prej 320 në orës mbulon rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë me 13.2% të totalit të linjave kombëtare hekurudhore.
Japonia ndiqet në këtë klasifikim nga Koreja e Jugut dhe Kina, bën të ditur Rail Way Technology.
Treshja e parë, e gjitha aziatike siç mund të vihet re, kanë diferencat e veta. Nëse rekordi i shpejtësisë është përkatësisht 421 dhe 501 km/h, mbulimi i popullsisë është shumë i ndryshëm: në Seul dhe rrethina mund të përfitojnë prej tij gati 45% e udhëtarëve, ndërkohë që në Republikën Popullore Kineze, vetëm 10%.
Vendin e parë në Europë e zë Franca (e renditur në vendin e katërt në botë) me një shpejtësi efektive prej 320 km/h dhe një mbulim prej gati 13% të popullsisë. E ndjekur nga Spanja (rreth 20% si rrjet ashtu edhe udhëtarë) dhe Tajvani, ku rekordi i shpejtësisë dhe efektiviteti përkojnë në 300 km/h. E mbyllin top 10-shen Austria dhe Turqia.
Në përgjithësi, në Europë – ku barriera e 300 km/h u tejkalua në vitet ’50 nga “Sncf Class Ç 7100” – janë në ndërtim 2,867 km linjë e re për trenat e shpejtësisë së lartë kundrejt 13,868 km në makrorajonin aziatik dhe 483 km në Amerikë. Por, në kontinentin e vjetër janë duke u planifikuar 11 mijë kilometra të tjera.
Në aspektin e trenave më të shpejtë, spikat, Japonia me SCMaglev e tij, treni ultramodern me ngritje magnetike nga toka arriti në 603 km/h. E ndjek “TGV” franceze me një shpejtësi maksimale 575 km/h dhe “Shanghai Maglev Train” kinez me 501 km/h. Më pas vjen KTX koreanojugore me 421 km/h dhe spanjolli Ave me 404 km/h.
Për sa u përket hekurudhave të shpejtësisë së lartë, më e gjata në Europë është linja Barcelonë-Paris, e menaxhuar nga Renfe dhe SNCF (1075 km), Barcelonë-Madrid (659 km) dhe Marsej-Paris (774 km).