Turizmi është një industri tepër e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e Malit të Zi dhe rajonit dhe një mjet për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh në rajon, tha ministri i Malit të Zi për Turizmin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Branimir Gvozdenoviç, gjatë takimit të tij në Beograd me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Tregtisë, Turizmit, dhe Telekomunikacionit të Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajiç.
Marrëdhëniet tona të mira duhet të përmirësohen përmes shkëmbimit të përvojës në fushën e zhvillimit rural dhe diversifikimin e ekonomisë rurale, me një theks mbi potencialet turistike, vendpushimet e skive, dhe bashkëpunimin ndërkufitar, duke përfshirë edhe aplikimet për fondet e BE-së, vuri në dukje z. Gvozdenoviç gjatë takimit.
Ai gjithashtu vuri në dukje se të dy vendet kanë sisteme komplementare ekonomike dhe se turizmi luan një rol të rëndësishëm në të dy vendet. Mali i Zi është i përkushtuar për përmirësimin e mjedisit të biznesit në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë dhe sfidat e tregjeve bashkëkohore, ka theksuar z. Gvozdenoviç.
Të dy zyrtarët diskutuan marrëveshjen për bashkimin e shoqatave të agjencive turistike të Evropës Jug-Lindore, e cila nxit promovimin e përbashkët të vendeve nënshkruese në tregjet globale. Mr Gvozdenoviç njoftoi takimin e ardhshëm që pritet të mbahet në Mal të Zi në T2 të vitit 2015, ku ministrat e linjës do të diskutojnë dhe orientojnë zgjidhjet për çështjet administrative në mënyrë që të tërheqin më shumë turistë nga destinacionet e largëta.