Kompania farmaceutike turke Pharmactive ka dërguar dërgesën e saj të parë në Europë që përmban 1 milion medikamente dhe synon të eksportojë në 50 vende. Kjo kompani hyri në tregun europian me një medikament ekskluzivisht të zhvilluar që do të përdoret në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
“Qëllimi ynë më i madh është të kontribuojmë në zhvillimin e Turqisë duke rritur eksportin e ilaçeve”, tha Inci Ayyıldız, Drejtori i Përgjithshëm i Tregjeve dhe Planifikimit Strategjik, raporton Daily Sabah.
Ayyıldız shtoi se kompania ka një certifikatë miratimi në 10 vende europiane, përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Francën.
Kompania planifikon të eksportojë medikamente në 50 shtete deri në fund të vitit 2019.