Shitja e banesave ndaj të huajve në muajin qershor, krahasuar me një vit më parë shënoi një rritje prej 30,5% dhe arriti në 2 mijë e 689.
Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi të dhënat në lidhje me shitjen e banesave për muajin qershor.
Sipas kësaj vendin e parë në shitjen e banesave ndaj qytetarëve të huaj e zë Stambolli me 1 mijë e 9 banesa, më pas vjen Antalia me 668 banesa, Ankaraja me 134 banesa, Yalova me 123 banesa dhe Bursa me 122 banesa.
Në muajin qershor 429 irakianë, 415 iranianë, 190 rusë, 126 gjermanë blenë banesa në Turqi. Gjithashtu edhe nga nënshtetasit nga Anglia dhe Kuvajti u blenë nga 113 banesa.
/TRT TURKEY