Ankaraja po siguron rreth 325 milionë dollarë për Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) për ta ndihmuar atë në përballimin e pasojave ekonomike nga pandemia e Covid-19.
“Ndërsa përgatitet për normalitetin e ri, Turqia do të vazhdojë të mbështesë TRNC,” tha zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Financiar të vitit 2020 mes Turqisë dhe TRNC.
Duke përsëritur mbështetjen e vazhdueshme të Ankarasë, ai tha se Turqia është e vendosur të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm me Qipron, pa humbur kohë për ta ndihmuar atë të ndërtojë një ekonomi të qëndrueshme.
Oktay tha se ndihma financiare po zgjerohej në formën e granteve dhe kredive. Marrëveshja do të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të pandemisë së koronavirusit në ekonominë e Qipros dhe do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të vëllazërimit mes dy vendeve./AA