Ukraina konsideroi të rifillojë operacionet për të larguar militantët nga qytetet lindore teksa marrëveshja me Rusinë për të ‘zbutur’ tensionet në rajon është në ‘pikëpyetje’.
Presidenti ukrainas Oleksandr Turchynov dje i bëri thirrje forcave të sigurisë të ndërmerrnin veprime kundër separatistëve pas zbulimit të dy trupave në rajonin lindor të vendit, duke thënë se ‘terroristët’ e mbështetur nga Rusia kishin kaluar ‘cdo kufi’. Ai foli orë pas takimit në Kiev me zv.presidentin amerikan Xho Bajden, i cili premtoi mbështetjen amerikane duke përfshirë 50 milion dollarë ndihmë.
Me ‘luhatjen’ e marrëveshjes së17 prillit, Ukraina synon të rifillojë operacione për të shpërngulur militantët në kundërshtim ndaj paralajmërimeve të Rusisë se një veprim i tillë rrezikon të ‘ndezë’ lufte civile. ‘Faza aktive’ e ofensivës u pezullua pesë ditë më parë, teksa qeveria e Ukrainës u zotua t’i përmbahet marrëveshjes së negociuar në Gjenevë nga Ukraina, Bashkimi Evropian, SHBA dhe Rusia.
Gjatë një telefonate ditën e djeshme me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, sekretarja e shtetit John Kerry shprehu shqetësim ‘për mungesën e hapave pozitive ruse për të zbutur’ krizën, sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit. Lavrov, në një deklaratë nga zyra e tij, tha për Kerry se Ukraina duhet të anulojë urdhrat për të përdorur ushtrinë e saj në juglindje dhe të vazhdojë me çarmatosjen e milicisë lokale ‘ultra-nacionaliste’ në përputhje me marrëveshjen.
Qeveria në Kiev akuzon presidentin rus Vladimir Putin se po nxit trazira dhe po shfrytëzon situatën me qëllimin e mundshëm se po hedh bazat për pushtim.
Separatistët që ‘konfiskuan’ ndërtesat në qytetet lindore të Ukrainës kanë deklaruar se nuk e njohin marrëveshjen e Gjenevës.