Numri i të punësuarve në sektorët juridikë nuk ka shënuar aspak rritje këta muajt e fundit, ndërsa ai i studentëve që zgjedhin për të studiuar Fakultetin e Juridikut sa vjen edhe rritet.
Sipas një studimi të kryer së fundmi, fakultetet më të mira juridike në botë janë sipas listës së mëposhtme, nga ai i Kalifornisë (i dhjeti në renditje) e deri tek ai i Pensilvanisë.
Universiteti i Kalifornisë, Berklei
Universiteti i Miçiganit
Universiteti Northuestern
Universiteti Stanford
Universiteti i Harvardit
Universiteti i Kolumbisë
Universiteti i Virxhinias
Universiteti i Çikagos
Universiteti i Nju Jorkut
Universiteti i Pensilvanisë
Rankimi i universiteteve nuk është se ka ndryshuar shumë nga ai i një viti më parë. Treshja e parë e universiteteve është po ajo me Universitetin e Pensilvanisë në krye. Standfordi ishte ai që është spostuar më shumë se të tjerët me 3 numra më poshtë në renditje duke u listuar i shtati këtë vit.
Kostoja mesatare vjetore e shkollimit në të dhjetë prej tyre shkon afërsisht 60,000 dollarë, duke i shtuar kësaj vlere edhe shpenzime të tjera shtesë, vlera totale shkon afërsisht në 80,000 ose 90,000 dollarë. Një vlerë e tillë do të thotë që në fund të tri viteve të Universitetit, studentët e Juridikut do të kenë shpenzuar rreth 200,000 dollarë, vlerë kjo më e lartë se ajo që harxhon një famlje me të ardhura mesatare në të njëjtën periudhë kohore.
Por i gjithë ky shpenzim e ka edhe një shpërblim sepse që në përfundim të vitit të parë, 9 nga 10 studentë më të mirë punësohen nga vetë universitetet.