Shkollat franceze do të mbyllen të paktën për tre javë, si pjesë e masave të reja kufizuese për të luftuar rritjen e rasteve të reja të koronavirusit, deklaroi presidenti Emmanuel Macron.
Macron tha se shkollat do të kalojnë mësimin në distancë duke filluar nga java e ardhshme.
Masa kufizuese, të cilat janë në fuqi në 19 rajone prej fillimit të Marsit, do të shtrihen në të gjithë vendit.
Të gjitha dyqane jo rëndësishme do të mbyllen nga e shtuna dhe do të ndalohet largimi më shumë se 10 kilometra nga shtëpia, pa pasur një arsye të fortë. Ora policore do të fillojë nga ora 19:00.
Franca është duke u përballur me një pik, me mbi 5 mijë persona në kujdesin intensiv.
Të mërkurën autoritetet shëndetësore raportuan mbi 59 mijë raste të reja. Në total, nga fillimi i pandemisë Franca ka raportuar më shumë se 4.6 milionë të infektuar dhe 95,495 vdekje.
“Do të humbim kontrollin e gjithçkaje nëse nuk reagojmë tani”, tha Macron./BBC