Aksionet aziatike shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.72 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix të Japonisë, ra me 1.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 1.57 për qind, në 23,204.76 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.22 për qind, në 3,066.89 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.11 për qind, në 2,151.31 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.83 për qind, në 28,087.92 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.