Edhe mëngjesin e ditës së sotme çmimet e anftës shënuan rritje.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 37 cent dhe u tregtuan me 73.82 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 26 cent dhe u tregtuan me 68.73 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,353.55 dollarë amerikanë për onz, duke shkuar kështu në nivelin e tij më të lartë në këto dy muajt e fundit.
Indeksi i çmimit të bakrit u rrit me 0.2 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.