Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI ra për të dytën ditë, teksa rezervat e naftës së papërpunuar u rritën për herë të parë në pesë javë në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra në Londër.
WTI për dorëzimet e tetorit ra gati 80 cent në 93.62 dollarë për fuçi në buesën e Neë York dhe ishte në 93.75 dollarë. Kontrata ra 46 cent në 94.42 dollarë dje. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 10 për qind nën mesataren 100-ditore. Çmimet kanë rënë 4.7 përqind këtë vit.
Brent për dorëzimet e nëntorit ra gati 69 cent ose 0.7 perqins në 98.28 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI sihte në një prim prej 5.77 dollarë për të njëjtin muaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.