Treguesi referencë për naftën e papëprunuar amerikane, WTI u luhat mes fitimesh dhe humbjesh si pasojë e spekulimeve se rezervat e karburantit të SHBA u rritën për të tretën javë radhazi, duke sinjalizuar ngadalësimin e kërkesës në konsumatorin më të madh të naftës në botë.
WTI për dorëzimet e shkurtit ishte në 91.92 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, duke u rritur 12 cent. Kontrata ra 92 cent në 91.80 dollarë dje. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 17 për qind nën mesataren 100 ditore. Çmimet kanë rënë 6.6 për qind deri tani këtë vit.
Treguesi referencë për naftën e papëprunuar evropiane, Brent për dorëzimet e shkurtit avancoi 4 cent në 106.79 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishtë në një prim prej 14.87 dollarë, krahasuar me 14.95 dollarë që shënonte dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.