Ministri Ahmetaj, duke theksuar se qeveria shqiptare është angazhuar në projektin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit ekonomik, deklaroi gjatë aktivitetit të sotëm se ky projekt nxit investimet vendase por edhe tërheq ato të huaja…
Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizoi sot Tryezën e Rrumbullakët me përfaqësuesit e Shoqatave të Biznesit, Dhomat e Tregtisë dhe Atashetë Tregtarë dhe Ekonomikë të Përfaqësive të Huaja Diplomatike në Tiranë.
Ahmetaj, gjatë fjalës së tij , tha se ligji i ri i projektuar nga qeveria shqiptare, ofron nxitje direkte dhe konkurruese për investitorët dhe se procedurat për zonat ekonomike, tashmë janë shumë favorizuese, ndryshe nga si ishin në të kaluarën.
“ Shqipëria ka 9 zona ekonomike, që kishin të dështuara në të shkuarën. Synimi ynë është që të zhvillojmë këto zona, që të tërheqin investimet vendase dhe ato të huaja. Zhvillimi i këtyre zonave do të sjelli rritje punësimi, por edhe zhvillim të mëtejshëm të eksporteve shqiptare” – tha Ahmetaj.
Këto zona janë në Spitallë, Vlorë dhe në Koplik dhe ministri Ahmetaj gjithashtu, bëri të ditur se me datë 10 qershor do të hapen procedurat për tenderin.
“Hyrja dhe dalja e mallrave në apo nga zonat, formalitetet dhe procedurat bëhen sipas dispozitave të kodit doganor. Zhvilluesit dhe përdoruesit përjashtohen nga pagesa e 50% rë normës së tatim fitimit për 5 vitetet e para nga fillimi i veprimtarisë së tyre. Zhvilluesit ose përdoruesit që investojnë në zonë brenda 3 viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës, i njihen si shpenzime të zbritshme të periudhës tatimore 20% e shpenzimeve kapitale vjetore pavarësisht nga shumat e amortizimit sipas ligjit të tatim fitimit për periudhën e parë 2 vjeçare”- tha Ahmetaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.