A keni menduar shpeshherë të ndërroni qytet dhe të shpërnguleni diku tjetër, por jeni stepur vetëm sepse jeni të shqetësuar për nivelin e sigurisë së atij qyteti? Sipas një sondazhi të kryer nga InterNations, 2018 Expat Insider, këshillohet që nëse doni të jetoni në një vend të sigurtë atëherë, Amerika nuk është zgjedhja e duhur për ju. Në këtë sondazh u pyetën rreth 18,135 emigrantë që janë zhvendosur në 187 shtete të ndryshme, nga Gjermania në Groelandë. Sipas këtij sondazhi, lista më disa prej qyteteve më të rrezikshme për të jetuar u bazua në faktorë të tillë si siguria personale, qendrueshmëria politike dhe kosotoja e jetesës.
Sipas këtij sondazhi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vend të 13 të kësaj liste. Të gjithë personat që kanë emigruar në shtete të tjera shprehen se një ndër asryet kryesore se përse e kanë bërë një gjë të tillë është sepse ata nuk ndiheshin më të sigurtë në shtetin e Amerikës, shprehet Malte Zeeck, CEO-ja i InterNations.
Z. Malte vazhdon më tej duke thënë se tre në dhjetë emigrantë janë shumë të shqetësuar dhe të pakënaqur nga paqendrueshmëria politike, sitatuata që duket se ka dalë jashtë kontrollit në lidhje me ndalimin e përdorimit të armërve nga kushdo dhe mbi të gjitha sepse jeta e tyre nuk është e sigurtë në atë shtet ku vetëm gjatë muajve të fundit kanë ndodhur incidente të ndryshme ku janë vrarë shumë njerëz si pasojë e përdorimit të armëve.
Prandaj nuk është çudi që numri i personave që po ikin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtohet gjithnjë e më shumë. Mungesa e sigurisë ndaj fëmijëve është një arsye tjetër shumë e fortë që detyron një numër të madh njerëzish të largohen nga SH.B.A-ja. Vetëm 17 për qind e të intervistuarve mendojnë se Amerika është e sigurtë për femijët e tyre.
Vendi më i rrezikshëm në botë për të jetuar, ai që renditet i pari në këtë listë është Brazili, ku ndërthuren të gjithë faktorët që deyrojnë një pjesë të madhe të njerëzve të largohen. Këtu jeta është e pasigurtë, paqendrueshmëria politike e lartë, padrejtësitë sociale janë të shumta dhe niveli i krimit po rritet dita ditës.
Si vendi i dytë me rrezikshmërinë më të lartë për të jetuar është Afrika e Jugut, duke vazhduar më tej me vendin e tretë Kenian, të katërtin Perunë, të pestin Turqinë, të gjashtin Argjentinën, të shtatin Indinë, të tetin Egjiptin, të nëntin Republikën Domenikane, të dhjetin Kolumbinë, të njëmbëdhjetin Filipinet, të dymbëdhjetin Meksikën, të trembëdhjetin SH.B.A-në, të katërmbëdhjetin Myanmar-in në Australi dhe në vendin e pesëmbëdhjetë Indonezia.
Lista me 15 prej vendeve më të rrezikshme për të jetuar
- Brazil
- Afrika e Jugut
- Kenia
- Peruja
- Turqia
- Argjentina
- India
- Egjipti
- Republika Domenikane
- Kolumbia
- Filipinet
- Meksika
- SH.B.A
- Myanmar, Australi
- Indonezi
Burimi: Forbes