Të gjithë bëjnë gabime dhe kjo është diçka për të cilën bien dakord një numër shumë i madh njerëzish.
Gjithashtu nëpërmjet gabimeve ne nxjerrim mësime, të cilat na shërbejnë në të ardhmen.
Për njerëzit e suksesshëm, situata është paska ndryshe, sepse ata e kanë shumë të vështirë të pranojnë se kanë gabuar, por kjo nuk do të thotë kurrsesi që ata të përsërisin të njëjtin gabim për të dytën herë radhazi, dhe që do të quhej pastaj një dështim i vërtetë.
Më poshtë do të lexoni 5 prej gabimeve që njerëzit e suksesshëm nuk i bëjnë kurrë për të dytën herë:
1. Të injorojnë parandjenjat
Mbase jo të gjithë mund të bien dakord në këtë pikë, por njerëzit e suksesshëm u besojnë shumë parandjenjave të tyre, kjo i bën ata që të mos druhen dhe të jenë të guximshëm për të marrë përsipër rrezikun në realizimin e projekteve të ndryshme.
2. Të mos bëjnë pyetje të vëshitra
Ndonjëherë nga frika se mos bëhen shumë të bezdisshëm, njerëzit e suksesshëm nuk pyesin për çdo detaj. Por ka raste kur pyetjet e shumta dhe ato të vështira nuk mund të anashkalohen. Njerëzit e suksesshëm mund të dështojnë ta bëjnë një gjë të tillë vetëm një herë por kurrsesi për herë të dytë.
3. Të jenë të sigurt 100%
Askush nuk mund të jetë 100% i sigurt, sidomos në fushën e biznesit dhe kur jeni duke ndërmarrë një sipërmarrje të re. Ky është edhe një prej gabimeve më të shpeshta të një numri të madh sipërmarrësish, të cilët e kuptojnë se suksesi nuk vjen asnjëherë nëse nuk rrezikon.
4. Të besojnë vetëm në përsosmërinë e gjërave
Asgjë nuk mund të jetë e përsosor. Edhe disa prej projekteve më mirë të realizuara përmbajnë disa gabime të vogla të cilat nuk mund të dallohen nga persona që nuk janë të fushës. Prandaj, disa prej njerëzve më të suksesshëm nuk e bëjnë kurrë gabimin që të kërkojnë realizmin e përsosur të një projekti.
5. Të mos mbështesin stafin e tyre
Disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm nuk janë ata që mbajnë përgjegjësinë vetëm të gabimeve të tyre, por janë ata që mbajnë edhe përgjegjësinë e gabimeve të punonjësve të tyre dhe i ndihmojnë ata që t’i shohin gabime të tilla si një mundësi për t’u rritur profesionalisht në të ardhmen.