Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nga fillimi i këtij vitika mbetur pa bord.Në mungesë të tij, AKP është paralizuar për shumë çështje të cilat lidhen me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore e që nuk mund të procedohen. Mungesa e bordit ndikon edhe në shpërndarjen e listave të reja të 20 përqindëshit për punëtorët në pritje.
Pavarësisht premtimeve të kryeministrit Isa Mustafa se gjatë muajit prill të këtij viti do të kompletohej bordi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as deri më sot.
Sipas Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Kuvendi i Kosovës emëron anëtarët e bordit në AKP. Tani më bllokimin e punimeve në Kuvendin e Kosovës po duket se mungesa e bordit do të vazhdojë edhe për një kohë. KosovaPress mëson nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, se qeveria ende nuk ka asnjë emër dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje në këtë çështje.
Po ashtu, as anëtarët e komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, nuk kanë marrë listë me emra të anëtarëve të mundshëm për bord të AKP-së. Blerim Grainca, anëtar i këtij komisioni tha për KosovaPress , se kjo çështje është shqetësuese edhe për deputetët e komisionit, shkruan Kosova Press.
Në ndër kohë, ish anëtari i bordit të AKP-së, Haxhi Arifi i cili në bordin e AKP-së përfaqëson ish punonjësit e ndërmarrjeve shoqërore tha se qeveria duhet të ndryshoj ligjin e AKP-së, në mënyrë që të emërohen anëtarët. Ligji aktual thotë se duhet të emërohen 8 anëtar të bordit, 3 prej tyre duhet të jenë ndërkombëtar dhe pikërisht kjo çështje duhet të rregullohet me ligj, të ndryshojë, në mënyrë që të emërohen 8 anëtar vendor të bordit, tha Haxhiu.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.