Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Box office Mojo dhe IMDB, shifrat e aktorëve më të paguar shkojnë deri në 703.1 milionë dollarë për një periudhë kohore nga qershori i 2015-s e deri në qershor 2016. Këto të dhëna janë nxjerrë gjithashtu edhe nga deklaratat që kanë dhënë agjentët, menaxherët dhe avokatët e vetë aktorëve. Më poshtë do të lexoni renditjen e disa prej aktorëve më pasur të 2016-s:
Harrison Ford
Në sajë të rikthimit të tij në filmin Star Wars, Ford është 74-vjeçari më i pasur në këtë renditje me një shumë që arrin vlerën 17 milionë dollarë.
Matthew McConaughey
Edhe pse ky vit ka qenë pothuajse i qetë për aktorin, projekti i radhës “ The Dark Tower” që pritet të përfundojë në 2017-n ia rriti fitimet, duke e çuar nivelin në 18 milionë dollarë. Ai është edhe një prej imazheve kryesore të spoteve televizive për Lincoln Motors.
Amitabh Bachchan
Si një prej aktorëve më të famshëm të Bollywood-it me mbi 150 role gjatë 50 viteve karrierë, Amitabh-i duket tejet i zënë gjatë këtij viti, sepse është duke marrë pjesë në 4 projekte njëkohësisht. Fitimet e tij arrijnë vlerën 20 milionë.
Will Smith
Me një prej kryeveprave të tij “Bad Boys for Life”, i cili pritet të dalë në 2018-n, Will Smith e ka shtuar nivelin e fitimeve të tij, duke e çuar në shifrën 20.5 milionë dollarë.
Chris Pratt
Vetëm 37 vjeç, ai është aktori më i ri në këtë listë, me një vlerë të ardhurash prej 26 milionë dollarësh, shumë të cilën ai e dyfishoi nga fitimet e filmit Passengers. Këtë vit, ai ka lidhur një kontratë shumë të mirë për rolin në filmin “Guardians of the Galaxy 2.
Leonardo DiCaprio
Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për aktorin DiCaprio sepse më në fund ai arriti të çojë në shtëpi çmimin Oscar me rolin e protagonistit kryesor në filmin Revenant, çmim ky që u mor pas 22 vitesh kur ai është nominuar për herë të parë me rolin në filmin “Whats Eating Gilbert Grape”.
Fitimet e aktorit arrijnë vlerën 27 milionë dollarë.
Salman Khan
Një prej aktorëve më kryesorë të Bollywood-it, Khan ka fituar një shumë të majme rupish në filmin “Bajrangi Bhaijaan”, duke e rritur nivelin e fitimeve të tij në vlerën 28.5 milionë dollarë.
Edhe pse ai u dënua me 5 vjet heqje lirie në 2015-n, si pasojë e një aksidenti me makinë ku u vra një endacak, ai nuk e kreu kurrë dënimin e marrë.
Mark Wahlberg
Buxheti i tij u rrit shumë nga roli që luajti në filmin Daddy’s Home dhe Deepwater Horizon duke arritur shifrën 30 milionë dollarë.
Adam Sandler
Fitimet e aktorit karizmatik Adam Sandler arrijnë shifrën prej 30 milionë dollarësh. Një prej roleve që ia rriti atij nivelin e fitimeve ishte ai në filmin Sandy Wexler.
Brad Pitt
Roli i tij si producent dhe aktor në filmin “The Big Short” me të cilin Pitt fitoi edhe Oscar-in ia rriti nivelin e fitimeve. Projekti War Machine “pritet të jetë gjithashtu shumë fitimprurës. Ky vit është mjaft i suksesshëm për të, sepse për herë të parë gjatë këtij viti, fitimet e tij kaluan shifrën 30 milionë, duke shkuar në 31.5 milionë dollarë.
Akshay Kumar
Buxheti i tij shkon në 31.5 milionë dollarë, shifër kjo e shtuar kryesisht nga 3 filamt e tij të fundit në Bollywood. Ai është edhe një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë së makinave Honda.
Robert Downey
Aktori më i paguar në 2015-n, Downey ka kaluar muaj të qetë gjatë 2016-s me pjesëmarrjen në rolin e fundit në filmin Captain America. Fitimet e tij kanë rënë me 58 për qind këtë vit, nga 80 milionë dollarë në nivelin prej 33 milionë dollarësh.
Shah Rukh Khan
Khan vazhdon të jetë lideri ndër të gjithë aktorët në Bollywood me rolin e tij më të mirë në filmin Dilwale, film ky që i solli edhe një shumë të mirë të ardhurash. Vlera e fitimeve të tij ka kapur vlerën 33 milionë dollarë.
Vin Diesel
Me filmin e fundit Fast & Furious 8, fitimet e Dieselit shënuan rritje në shifrën 35 milionë dollarë. Ai është edhe një ndër aktorët më të njohur në Facebook “Facebook Live” ku ka mbi 100 milionë ndjekës.
Ben Affleck
Edhe pse është kritkuar shumë nga kritika, një prej filmave të tij të fundit si Batman VS Superman, ia rriti shumë fitimet aktorit Affleck duke arritur shifrën 43 milionë dollarë.
Johnny Depp
Në maj të 2015-s ndaj aktorit Depp u morën masa si pasojë e akuzave të ngritura nga gruaja e tij për abuzim verbal dhe fizik, e cila mori edhe një urdhër mbrojtjeje. Çifti arriti të nënshkruante marrëveshjen e divorcit gjatë së cilës u nda një pasuri prej 7 milionë dollarësh. Edhe pas kësaj periudhe jo fort të mirë në jetën e tij, buxheti i Depp-it nuk u prek fare, madje ai u rrit me 8 për qind në shifrën prej 48 milionë dollarësh, fitime këto nga roli në filmin e fundit Pirati i Karaibeve dhe Liza Përtej Pasqyrës.
Tom Cruise
I pozicionuar si një ndër aktorët më të mirë në Hollywood, Tom Cruise e nisi dhe besohet se do të jetë po ai aktori që do të mbyllë të gjithë serinë e filamave “Misioni i Pamundur”. Fitimet e 53-vjeçarit kanë arritur shifrën prej 53 milionë dollarësh.
Matt Damon
Fitimi i çmimit Oscar si ‘Aktori më i mirë mashkull’ dhe roli si aktor kryesor në filmin Jason Bourne ndikuan në rritjen e fitimeve të tij që prekin shifrën 55 milionë dollarë.
Jackie Chan
Aktori i dytë me fitimet më të larta, që prekin një vlerë prej 61 milionë dollarësh është kinezi Jackie Chan. I parë së fundmi në filmin Monkey King, Jackie është duke regjistruar edhe shumë filma të tjerë të cilët janë ende në post-produksion.
Dwayne Johnson
Aktori me fitimet më të larta është aktori i filmave të zhanrit aksion, Dwayne Johnson, me një vlerë prej 64 milionë dollarësh. Një prej filamve të tij të fundit që ndikoi shumë në rritjen e buxhetit të tij është Fast & Furious 8.