Alitalia, easyJet tërhiqet. Plani vihet sërish në diskutim, mbetet vetëm Delta

19/03/2019 4:23 PM 0 komente

EasyJet vë në pikëpyetje përpjekjen e radhës për shpëtimin e Alitalia.

“Pas bisedimeve me Ferrovie dello Stato Italiane dhe Delta Air Lines për krijimin e një konsorciumi që të vlerësonte mundësitë për operacionet e ardhshme të Alitalia, easyJet vendosi që të tërhiqej nga procesi” – thuhet në deklaratën e kompanisë britanike. Kompania konfirmon angazhimin e saj për Italinë, që është një treg kyç, e cila transporton 18,5 milionë pasagjerë në vit, duke punësuar 1400 pilotë dhe stjuardë / stjuardesa me kontrata pune në Itali.

“Do të vijojmë të investojmë në tre baza, në Milano, Napoli dhe Venecia, ashtu siç kemi bërë të vitet e fundit, duke shtuar itineraret dhe kapacitetet” – shpjegon kompania në një deklaratë.

Alitalia iu nënshtrua administrimit të jashtëzakonshëm në vitin 2017, pasi punonjësit refuzuan, planin e fundit, nga një seri e gjatë planesh për shpëtimin, duke e lënë edhe një herë qeverinë në kërkim të një blerësi të mundshëm për të shpëtuar kompaninë ajrore.

Javën e kaluar, administratori i deleguar i Ferrovie dello Stato Italiane, Gianfranco Battisti u kthye nga misioni i tij në Shtetet e Bashkuara, pas një takimi me CEO-n e Delta-s, Ed Bastian. Dalja nga skena e eastJet vë sërish në pikëpyetje gjithë planin e shpëtimit, edhe pse Delta njoftoi se “diksutimet vazhdojnë”.

Grupi amerikan shtoi se “vijon të shohë për mënyra të reja për të bashkëpunuar me Ferrovie dello Stato dhe për të ruajtur bashkëpunimin me Alitalia në të ardhmen”.

Ferrovie dello Stato Italiane është angazhuar në një garë kundër kohës për të respektuar afatin e vendosur nga qeveria italiane në fund të muajit, për të paraqitur një plan për shpëtimin e Alitalia. Pa një partner të fortë industrial, Alitalia mund ta shohë veten në vështirësi, pasi as Ferrovie dello Stato Italiane dhe as shteti nuk kanë kompetenca për të menaxhuar kompaninë.

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of