Alpha Bank njofton se ka hedhur në treg shërbimin Mobile Banking, që u mundëson klientëve të jenë në kontroll të llogarive të tyre bankare, kurdo dhe kudo direkt në telefonin e tyre Smartphone ose në tablet nëpërmjet një lidhje interneti.
Nëpërmjet këtij aplikacioni klientët mund të kryejne pagesën e faturave të ndryshme, kësteve të kredisë apo kartave të kreditit dhe gjithashtu të transferojnë fonde në llogaritë e tyre ose në palë të treta në Alpha Bank ose banka të tjera brenda vendit.
Z. Artur Voj, Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit tha ‘’ Ne jemi shumë entuziast që po hedhim sot në treg një shërbim i cili do të lehtësojë jetën e përditshmë të klientëve tanë në rast se atyre do t’u duhet të përdorin vetë llogaritë e tyre bankare qoftë për informacion qoftë për transferta apo pagesa të ndryshme. Ky shërbim u ofrohet atyre falas dhe është i sigurtë dhe i thjeshtë për tu përdorur. Dua të inkurajoj të gjithë klientët tanë që të vizitojnë degët tona dhe të bëhen pjesë e këtij shërbimi. Pasi tu jetë dorëzuar ID e përdoruesit dhe kodi i sigurisë ata mund të shkarkojnë aplikacionin në App Store ose Play Store dhe të përfitojnë nga aplikacioni mobile banking Alpha Bank AL .
Alpha bank u shërben 230 mijë klientë nëpërmjet 41 degëve në të gjithë vendin dhe kanaleve të tjera alternative si 58 ATM, Ëeb Banking dhe 1,200 terminale POS.
Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank i themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet e shërbimeve financare kryesore në Greqi, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë veprimtarinë bankare me pakicë, SME, korporata, karta krediti, drejtim të aktiveve, veprimtari bankare të investimit, veprimtari bankare vetjake, veprimtari të ndërmjetësit, leasing dhe factoring. Alpha Bank është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me një prani në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, F.Y.R.O.M. dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.