Rezervat e huaja valutore të Bankës Kombëtare Bullgare kanë arritur një rekord prej 15.580 miliardë euro në tetor, sipas të dhënave nga vetë BNB.
Kjo është një rritje prej 12% në krahasim me fillimin e vitit.
Edhe pse Bullgaria është gati të paguajë këstet mbi borxhin e huaj që arrijnë në 1.295 milion euro kjo nuk do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme mbi rezervat.
Edhe pas transferimit të shumës, rezervat e valutës së huaj të BNB do të mbeten mbi nivelet e krahasuara me fillimin e vitit 2014.