Gati dy të tretat e bizneseve të Bashkimit Europian që punojnë me furnizuesit e Britanisë, planifikojnë të zhvendosin disa nga zinxhirët e tyre të furnizimi, për shkak të Brexit, shkruan Bloomberg.
Kjo është një tendencë me rritje nga maji, kur 44% e bizneseve të BE pritet të tërhiqen nga Britania, sipas një sondazhi të Institutit Chartered të Prokurimit dhe Furnizimit, të publikuar të hënën. Grupi gjithashtu gjeti se 40% e bizneseve të Britanisë, me furnizues nga BE-ja, kanë filluar të kërkojnë kompani vendase për t’i zëvendësuar ato, tendencë në rritje kjo nga 31% që rezultoi në maj.
Gjetjet nënvizojnë shqetësimin midis drejtuesve se mungesa e një marrëveshje mbi kushtet e një dalje britanike nga Eurozona po dëmton bizneset. Kryeministrja Theresa May tha të hënën në një nga grupet më të mëdha të biznesit të vendit se ajo mbështet një periudhë tranzicioni për t’i dhënë kompanive më shumë siguri, duke u kërkuar drejtuesve të jenë më optimistë për këtë proces.