Borxhi i jashtëm bruto i Bullgarisë ishte 34,199,200,000 euro (79.4 për qind e PBB-së), në 30 shtator të vitit 2015, në rënie nga 5,157,200,000 euro (13.1 për qind) në krahasim me 31 dhjetorin e vitit 2014. Shuma e përgjithshme e borxhit të jashtëm bruto ka përfshirë 26,274,000,000 euro në detyrime afat-gjata (76.8 për qind të borxhit të jashtëm bruto ose 61 për qind e PBB-së), në rënie nga 3,047,700,000 euro (10.4 përqind) nga viti në vit. Detyrimet afatshkurtra arritën në 7,925,300,000 euro (23.2 për qind e borxhit të jashtëm bruto ose 18.4 përqond e PBB-së), në rënie nga 1,272,000,000 (13.8 për qind) në krahasim me 30 shtatorin e vitit 2014. Në 30 shtator të 2015, borxhi i jashtëm bruto i përgjithshëm i qeverisë arriti në 5,748,200,000 euro (13.3 për qind e PBB-së), me një rritje prej 933,000,000 euro (19.4 për qind) në krahasim me 30 shtatorin e vitit 2014. Borxhi i jashtëm i bankave ishte 4,176,400,000 euro (9.7 për qind e PBB-së), në rënie nga 1,561,200,0 euro (27.2 për qind) në krahasim me 30 shtatorin e vitit 2014, raporton Dhoma Amerikane në Bullgari.