Cilat janë tetë gjërat që nuk duhet t’i dërgoni kurrë me e-mail

02/02/2018 10:30 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nëse ekziston dikush në glob që nuk ka shkuar apo ka bërë me të tjerët thashetheme në lidhje me një klient, shitës, koleg apo menaxher, atëherë atij njeriu i duhet dhënë patjetër Çmimi Nobel!

Por janë disa gjëra të cilat nuk duhet t’i dokumentoni kurrë, p.sh., duke i dërguar me e-mail apo duke i shkruar diku, sepse nesër mund të përdoren kundër jush.

Ja se cilat janë tetë prej tyre:

1.Kritika ndaj një kolegu, menaxheri, shitësi apo klienti, majde edhe ato që mund t’ju duken si të parëndësishme mos ia dërgoni askujt me e-mail. Nëse doni të ndani një mendim tuaj në lidhje me dikë apo me një situatë të caktuar, zgjidhni me kujdes personat me të cilët vendosni ta bëni një gjë të tillë, por kurrsesi t’ia dërgoni dikujt me e-mail.

2. Shaka ironike të cilat mund të prekin një person apo një grup të caktuar njerëzish. Mundohuni që të jeni sa më të qartë në tekstin e email-it tuaj dhe mos përdorni kurrë shaka apo shprehje ironike në të shkruar. jo vetëm që ekziston mundësia që ato të mos kuptohen, por më e keqja është se në një të nesërme mund të përdoren kundër jush.

3. Problemet tuaja personale lërini jashtë derës së punës dhe kurrë mos i dërgoni askujt një email (nga email-i juaj i punës) në ldhje me probleme apo çështje të ndryshme personale që ju mund të keni.

4. Pakënaqësitë që keni me menaxherin tuaj. Nëse nuk ju pëlqen një politikë e ndjekur, plan apo vendim i marrë ndaj jush, atëherë ju mund të zhvilloni një debat konstruktiv, duke ruajtur qetësinë dhe profesionalizmin dhe mbi të gjitha duke e zhvilluar këtë debat me persona që kanë në dorë të bëjnë diçka për ta ndryshuar dhe jo t’ia dërgoni me email apo me letra në formën e shënimeve personave që nuk kanë fare lidhje me këtë gjë.

5. Mos bëni kurrë thashethme me email!

6. Mos dërgoni kurrë me email informacion konfidencial, të cilin ju nuk keni të drejtë për ta ndarë me dikë tjetër.

7. Kërcënime të cilat mund të jenë edhe në formën e shakasë. Mos i shkruani kurrë në një email.

8. Diskutime në lidhje me aktivitete të paligjshme, të cilat mund të keni konstatuar vetë apo mund t’i keni dëgjuar.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz