City park del në shitje për 24 milion euro

17/02/2015 12:48 PM 0 komente

Qendra City Park ka dalë në shitje. Njoftimi bëhet më dije nga shoqëria e përmbarimit Executores Litium. Në një njoftim thuhet se shitet objekti prej 13.645 metra katrorë dhe trualli.

Sipas këtij njoftimi, ankandi do të zhvillohet më 4 mars. Çmimi fillestar për shitjen e kësaj Qendre Tregtare nis me 24.480 milionë euro.

City Park u hap pesë vite më parë.

Ajo u hap me bujë të madhe, por dështoi në mënyrë spektakolare. Për këtë arsye tashmë ka dalë në shitje.

Burimi: Tema Online

city-park-e1424166505858

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of