Dogana e Kosovës arriti të mbledh të ardhura rreth 20 milionë euro me realizim më të lartë.
Nëse krahasohen të ardhurat e vitit të kaluar me këtë vit tashmë dogana ka mbledhur 445,3 milion derisa vitin e kaluar ishin 431,6 milion euro. Po ashtu gjatë kësaj javë performanca e të gjitha drejtorive ishte në nivel të lartë.
Lufta kundër evazionit fiskal rezultojë me konfiskimin e automjeteve (14copë), mallra të tekstilit, produkte të kozmetikës, pjesë për automjete si dhe produkte me akcizë si alkool dhe verë, që të gjitha gjatë tentim kontrabandimit. Vlera e përgjithshme e tyre ishte mbi 60.000 euro.
Sipas një njoftimi nga Dogana, gjatë kësaj jave u realizuan 42 kundërvajtje doganore që e sjell numrin e kundërvajtjeve në 947 kundërvajtje doganore që nga fillimi i vitit.
Dogana fton edhe një herë të gjithë qytetarët që të lajmërojnë të gjitha rastet e kontrabandës dhe korrupsionit në 0800 50 0950800 50 095 (pa-pagesë), dhe ju ftojmë që së bashku të ndërtojmë një të ardhme të sigurt.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.